Shkaterrohet rrjeti italo-shqiptar i kokaines, 11 te arrestuar |Lajme-News

2020-06-04 8

Një rrjet që trafikonte kokainë drejt Italisë është shkatërruar nga policia italiane dhe ajo shqiptare, duke vënë në pranga 11 persona.

9 prej të arrestuarve u ndaluan në vendin fqinj ndërsa 2 tjerët u prangosën nga policia shqiptare në orët e parë të mëngjesit të së enjtes.

Në një operacion ndërkombëtar të koduar ?ZAD? u vunë në pranga Florjan Palja, 32 vjeç banues në Shkodër, ndërsa në Cërrik u arrestua 49-vjeçari Ilia Deda. Mësohet se 8 nga 11 të arrestuarit janë shqiptarë.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ka rezultuar se 32-vjeçari Palaj ka patur rolin e ndërmjetësit mes disa shtetasve shqiptarë për blerjen e pakove të kokainës.

Ndërsa 49-vjeçari Deda, duke vepruar në rolin e rishitësit të lëndës narkotike, në bashkëpunim me shtetas shqiptarë dhe italianë ishte përgjegjës për grumbullimin dhe më pas nxjerrjen në shitje të pakove me kokainë.

Sasia e kokainës që grumbullohej nga Deda dhe personat e tjerë, mbahej në rruajtje nga shqiptarët që tashmë janë arrestuar nga policia.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Free Traffic Exchange